Favelas
Leksioni i argjentinasit Jorge Mario Jauregui dje te “Sheraton”
Tirana, përvojë braziliane për zonat informale

 

 
 

Një argjentinas sjell përvojën brazil iane në Tiranë për urbanizimin e zonave informale, zgjidhjen të problemit të legalizimeve dhe rigjenerimit urban të këtyre zonave. Kështu, dje në hotel “Sheraton”, arkitekti i njohur argjentinas Jorge Mario Jáuregui, bashkëpunëtor i Bashkisë së Tirnanës, ka dhënë një leksion publik mbi mënyrat e urbanizimit të zonave informale, duke prezantuar një studium mbi zonat informale në Brazil, të cilat kanë një ngjashmëri të madhe për nga problematika me zonat informale në Tiranë. Arkitekti Jáuregui vjen në Tiranë për të marrë të dhëna për zonat informale të Tiranës dhe për të ofruar përvojën e tji. Gjatë prezantimit të tji, arkitekti i njohur Jorge Mario Jáuregui, dha shembullin e ndërhyrjeve që janë bërë në zonën e Complexo do Manguinhos në Rio të Brazilit, zonë informale kjo me probleme të mëdha, ku në një sipërfaqje pret 1433 hektarësh jetojnë rreth 225 mijë banorë. Ai parashtroi 10 hapat që janë ndjekur në Rio për ti ardhur në ndihmë urbanizimit të zonave informale, të cilat janë: Bërja e një planifikimi inteligjent urbanistik, zgjerimi i lidhjes së strukturës urbanistike në tërësi, demokratizimi i urbanizimit, të mos zhvendosen njerëzit nga vendet e tyre por të lihen aty ku janë duke gjetur mënyrën e urbanizimit me mënyrën se si janë vendosur, ndërhyrja duhet bërë vetëm në rastet kur duhen ndërtuar rrugë lidhëse etj, hapja e zonave të pastra në zonat ekzistuese, respektimi i zhvillimit që ka pasur zona informale, dëgjimi i kërkesave të njerëzve që janë vendosur në zonat informale, të jepet mundësi që të lidhen zonat e vjetra me zonat e reja dhe ndërhyrta të bëhet në tre shkallë; kur një zonë ka 500 banorë; kur një zonë ka 500 deri në 3500 dhe ndërhyrja në një zonë me mbi 3500 banorë.

HAPAT – Që duhen ndjekur për urbanizimin e zonave informale


GAZETA SHQIPTARE – 25 ABRIL 2005
TIRANA – ALBANIA